Marine Le Pen i bëri thirrje votuesve që të marrin pjesë në zgjedhje për të rregulluar rezultatet e raundit të parë

E djathta ekstreme e Francës i ka bërë thirrje mbështetësve të saj që të shkojnë të hedhin votën e tyre në raundin e dytë të zgjedhjeve rajonale që priten të mbahen këtë të dielë.

Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen mbetën larg parashikimeve në zgjedhjet e fundit rajonale. Këto zgjedhje konsiderohen një test për zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen në më pak se një vit. Shumicën në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale e morën republikanët e ish-presidentit Sarcozy.

Marine Le Pen fajësoi pjesëmarrjen tepër të ulët.”Zgjedhjet nuk kanë mbaruar. Këta votues mund ta korrigjojnë në mënyrë të përsosur këtë situate”, i tha Le Pen radios France Inter.  Shkalla e lartë e abstenimit në votimin e raundit të parë, e parashikuar në 68.5% nga sondazhi Elabe, përkoi me një të dielë me diell dhe daljen e vendit nga disa muaj frenime të vështira COVID-19.

Një sondazh i daljes nga IPSOS tregoi se e djathta ekstreme kishte fituar 19.3% të votave kombëtare, një rënie prej më shumë se 7 pikë përqindjeje në të gjithë vendin krahasuar me zgjedhjet e fundit në 2015, të cilat erdhën pas sulmeve islamike të Parisit.

Analistët janë shprehur se e djathta ekstreme mund të fitonte rajonin jugor francez të Provences-Alpes-Cotes d’Azur. Por ai tha se në rajonin e veriut francez Hauts-de-France, ku ndodhet baza e partisë Henin-Beaumont provoi se ai është kundërshtari më i mirë kundër të djathtës ekstreme, duke forcuar arsyet për të ardhur në pushtet për zgjedhjet presidenciale në 2022.

Klan News