Të ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, ka qenë këngëtarja e njohur Xhesika Polo dhe aktori i humorit Alex Seitaj. Ata kanë folur për bashkëpunimin e fundit të titulluar “Nënë” dhe çfarë përfaqësojnë mamatë për ta.

Rudina Magjistari: Çfarë përfaqëson nëna për ty Xhesika?

Xhesika Polo: Nëna për mua ka qenë dhe është njeriu që më ka inspiruar të bëj çdo gjë në jetë. Njeriu që më ka dhënë forcën që kam sot, njeriu që ma ka krijuar karakterin tim dhe ma ka skalitur. Ka qenë e para që ka besuar në talentin tim, ajo më ka mësuar që të jem sa më vetëvetja, të mos bëj kompromise dhe të mos harroj asnjëherë veten time, është modeli perfekt i femrës që unë dua të bëhem. Kam marrë forcën e saj.

Alex Seitaj: Kishte një shpirt gjigand dhe një forcë të çuditshme. Nuk i trembej asnjë gjëje, asnjë problemi. Këtë gjë e ka dhe Xhesi. Mbas vetes ajo ka lënë një oqean me dashuri.

Rudina Magjistari: Të mungon shumë Xhesika?

Xhesika Polo: Normalisht që më mungon, ka qenë njeriu më i afërt për mua dhe të ik një pjesë e vetes, por normalisht unë e kujtoj gjithmonë me buzëqeshje, asnjëherë ajo nuk do donte që unë të kisha lot në sy. Nuk dua që ajo të më shohë me lot, unë e kam përcjellë me buzëqeshje. Madje unë kam kënduar edhe pse ajo nuk ishte midis nesh. /tvklan.al