Dita e sotme do jetë spektakolare në Euro 2020. Në grupin F luhet një tjetër përballje e forcë, pasi në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut do sfidojnë njëra-tjetrën Portugalia dhe Gjermania.

Luzitanët vijnë më të karikuar në këtë sfidë pas fitores kundër Hungarisë, ndërkohë Pancerat janë më të etur se kurrë për të fituar pikë, diçka për të cilën dështuan ta bënin ndaj Francës.

Test i lehtë për kampionët e Botës, Francën, që në Budapest do luajë përballë kombëtares që mbyll grupin, Hungarinë. Ndërkaq në mbrëmje, përballja Spanjë-Poloni do të mbyll xhiron e dytë në grupet kualifikuese të Euro 2020.

Kombëtarja La Roha do mundohet të përmbush pritshmëritë e tifozëve dhe përballë polakëve do tentojë medoemos fitoren për të mos ndërlikuar kalimin e saj në raundin e ardhshëm.

Klan News