Një diabetike e cila ishte e varur nga pijet energjike, e hoqi këtë zakon pasi mjekët e paralajmëruan se ajo mund të bëhej e verbër.
Victoria Stean, 24 vjeçe, pinte 5 pije energjike në ditë.
Por në atë kohë ajo ishte 21 vjeçe dhe ky zakon filloj të përkeqësohej edhe më shumë duke rritur rrezikun që lidhej me shikimin e saj për shkak të diabetit.
Kjo për shkak të nivelit të lartë të glukozës e cila dëmton edhe retinën e syrit dhe kjo prek veçanërisht personat me diabet.
Pasi u përball me rrezikun që i kanosej, Victoria Stean u zotua për të humbur peshë në mënyrë që të shpëtonte shikimin e saj dhe ja arriti.
Falë reduktimit të pijeve me sheqer dhe dietës ajo arriti të humbte 50 kilogramë dhe të arrijë një masë trupore normale dhe të pabesueshme./tvklan.al