Ed Sheeran ka shumë për të festuar këtë fundvit, pasi është bërë muzikanti me më shumë fitime gjatë vitit 2018, duke numëruar plot 342.4 milionë Paund.

27-vjeçari mundi Taylor Swift, si dhe yje të tjerë të mëdhenj të SHBA, si Beyonce dhe Jay-Z. Sipas statistikave të mbledhura nga Pollstar, Sheeran fiton rreth 6.5 milionë Paund në javë. Por jo vetëm kaq.

Ed Sheeran ka fituar më shumë se çdo performues tjetër gjatë 30 viteve në “Divide Tour”, duke shitur rreth 5 milionë bileta në 53 qytete dhe 94 shfaqje.

Në listën e fituesve më të mirë të 2018 renditet e dyta Taylor Swift me 244 milionë Paund, ndërsa në të tretin Jay-Z dhe Beyonce me 201 milionë Paund, të fituara në turin e tyre të përbashkët.

Pink, Bruno Mars, Justin Timberlake, The Rolling Stones, Roger Waters dhe The Eagles ia kanë dalë të jenë në dhjetëshen më të mirë të listës.

Ka qenë një vit i rëndësishëm për Ed Sheeran, i cili së fundmi la të kuptohet se është martuar fshehurazi me të fejuarën e tij. Cherry Seaborn./

tvklan.al