Ky është holli i Shkencave Sociale ku për një muaj studentë dhe pedagogë janë mbledhur dhe kanë ligjëruar për kërkesat e tyre. Po nga sot (e enjte) ata i janë rikthyer auditoreve duke vijuar normalisht me procesin mësimor.

“Do t’i rikthehemi mësimit për të mos humbur leksionet dhe seminaret. Sot kemi vendosur krijimin e një unioni që do të merret me problemet”,

shprehet një studente.

“Të hënën do t’i kthehemi masivisht mësimit, por protesta nuk ka përfunduar”, thotë një tjetër studente.

Pas vendimit të pedagogëve për ndërprerjen e grevës, situata në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë paraqitet e qetë.

Godina e Fakultetit Juridik është e vetmja që vijon të jetë e bllokuar nga studentët e ngujuar. Mes tyre që pas vendimit të senatit dhe asamblesë së pedagogëve po diskutohet për lirimin e mjediseve. Ata po hartojnë disa kërkesa që lidhen drejtuar dekanatit të fakultetit për plotësimin e disa kushteve që lidhen ne mënyrë specifike me Fakultetin e Drejtësisë.

Deri të dielën vijon ngujimi, do të diskutohet për lirimin e ambienteve, por pasi të kemi një përgjigje të dekanit për kërkesat tona – shprehet një student.

“Kërkesat do të jenë për mjediset e shkollës dhe mësimdhënien”.

Edhe këtë të enjte në Fakultetet e tjera ka vijuar normalisht mesmi.

Tv Klan