Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Borge Brende, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të mos e bëjnë Forcën e Sigurisë ushtri, pa ndryshime kushtetuese.

Këtë javë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, i dorëzoi kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, projektligjin për zgjerimin e kompetencave të FSK-së.

Por kjo nismë e tij është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe tashmë edhe nga Norvegjia, përmes kryediplomatit të saj.

“Kërkoj nga autoritetet e Kosovës të heqin dorë nga transformimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës në ushtri pa ndryshime kushtetuese”,

ka thënë Brende.

Ai theksoi se Norvegjia do të mbetet parter i Kosovës në përpjekjet për reforma dhe integrim Euro-Atlantik.

“Stabiliteti i rajonit dhe bashkëpunimi është predispozitë për integrim më të thellë. Normalizmi i raporteve me Serbinë e ka mbështetjen tonë të plotë

”, tha ai më tej./tvklan.al