Titujt kryesorë 02 Dhjetor 2009, ora 19 30

 Shqipëria në krah të SHBA, shton trupat në Afganistan

Shqipëria i është përgjigjur pozitivisht, kërkesës së presidentit amerikan Obama, për shtimin e trupave ushtarake në Afganistan. Uashingtoni parashikon 30 mijë trupa shtesë në këtë vend.

Shefi i Europol: I impresionuar nga progresi i Shqipërisë

Shqipëria po jep shembull në luftën kundër krimit të organizuar dhe progresi i saj është impresionues. Deklarata është e shefit të Europol-it e bërë në një takim me ministrin Basha në Hagë.

Bojkoti PS, Gjinushi e Veliaj mund të bëhen deputetë

Dy aleatët kryesorë të Edi Ramës, Skënder Gjinushi dhe Erion Veliaj, mund të përfitojnë nga bojkoti i socialistëve dhe të bëhën deputetë përmes zëvëndësimit të mandateve.

Vaksina kundër AH1N1, të efektshme deri në pranverë

Specialistët e Shendetit Publikë, thonë se vaksina e gripit të derrit dhe ajo e gripit sezonal mund të merren njëkohësisht dhe se ato janë të efektshme deri në pranverë.

Europa League, ndeshjet përcaktuese në Superspot

Europa League rikthehet ne Superspot, me ndeshje të rëndësishme, që mund të përcaktojnë fatin e disa prej skuadrave, si Lacio apo Rapidi i Vjenës, ku luan edhe sumuesi shqiptarë Hamdi Salihi.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 02 Dhjetor 2009, ora 19 30 – Spikere: Sonila Meço