Titujt kryesorë 11 Tetor 2010, ora 19:30

Forbes: Berisha, arkitekt i mrekullisë ekonomike të Shqipërisë

Revista me e madhe ekonomike në botë, amerikania Forbes,vlereson performancën pozitive të ekonomisë shqiptare dhe ia faturon zhvillimin e saj kryeministrit Berisha, të cilin e cilëson si arkitekt të mrekullisë ekonomike të Shqiperisë.

Raporti i KE: Ekonomia shqiptare, rritje të qëndrueshme

Ndërsa raport i Komisionit Europian vlerëson se ekonomia shqiptare ka shënuar rritje të qëndrueshme në 6 mujorin e parë të këtij viti. Sipas ministrise së Ekonomisë, rritje të ndjeshme ka patur edhe me investimet e huaja.

Berisha, deputetëve të PD: Informoni qytetarët për vizat

Kryeministri Berisha u kërkoi deputetëve demokratë të zbresin në bazë për të informuar qytetarët mbi procesin e heqjes të vizave, në mënyre që ata të respektojnë kushtet e Brukselit. Rama deklaron se vizat janë vetëm meritë e BE.

Vizat, vendimi i PE shton kërkesat për pasaporta

Vota e Parlamentit Europian për heqjen e vizave është pasuar menjeherë me shtimin e numrit të aplikimeve për pasaporta biometrike, dokumentin që do të bëjë të mundur lëvizjen e lirë. Në zyrat e aplikimit janë rikthyer radheët e gjata.

21 mijë studentë, për herë të parë në auditore

Nisi sot viti i ri akademik dhe 21 mijë studentë ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve. Pranimet e këtij viti akademik dallohen për një orientim të theksuar drejt kërkesave të zhvillimit ekonomik dhe tregut të punës. 

Gjykata Administrative, Berisha: PS si byroja e vjeter politike

Kryeministri Berisha i bëri sërish thirrje Edi Ramës të korrigjojë qëndrimin e tij ndaj Gjykatës Administrative e ta votojë ligjin. Në mbyllje të turit në jug të vendit, ai tha se me këtë qëndrim, socialistet vepruan si byroja e vjeter politike.

“Kështu ka thënë Leka”! Gjakmarrja, një fenomen në rritje

Vrasjet për gjakmarrje, në këto 19 vite tranzicioni, kanë arritur një bilanc lufte. Numërohen mbi 9 800 viktima. Janë mbi 6 mijë familje, 1 mijë fëmijë të prekur e të ngujuar nga kodi i vjetër kanunor i mesjetës së Lekë Dukagjinit.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 11 Tetor 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi