Titujt kryesorë 15 Qershor 2010, ora 19:30

BE: Në Nëntor opinioni për statusin kandidat për Shqipërinë

Vjeshta e këtij viti do të jetë me lajme të mëdha për shqiptarët. Përveç vendimit për heqjen e vizave me vendet e hapësirës Shengen, Komisioni Europian do të jape në Nëntor opinionin për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë, bashkë me Malin e Zi, që aplikoi më herët se vendi ynë.

Juristët: Kompromisi politik nuk duhet të cënojë Kushtetutën

Juristët shprehen se asnjë kompromis politik nuk duhet të cënojë Kushtetutën dhe paketën ligjore. Sipas tyre, ngërçi politik nuk zgjidhet me ndryshim të kodit, por me një adresim në Gjykatën Kushtetuese.

Gjendet i vdekur në Beograd aktori Bekim Fehmiu

Gjendet i vdekur në banesën e tij në Beograd aktori shqiptar me famë botërore Bekim Fehmiu. Mediat serbe thonë se Fehmiu mund të ketë vrarë veten, por policia nuk jep detaje për shkaqet e vdekjes.

Taksat vendore, biznesi në Tiranë pro rimbursimit të tarifave

Biznesi i vogël në kryeqytet mbështet deklaratën e kryeministrit për uljen e disa tarifave vendore, si dhe rishpërndarjen e tyre. Përfaqësues të këtij komuniteti thonë se taksat që aplikohen nga Bashkia e Tiranës janë të papërballueshme dhe rriten në mënyrë progresive vit pas viti.

Prefektura, padi Edi Ramës për trafikun e Policinë Bashkiake

Katrahura e shkaktuar prej disa javësh në trafikun e kryeqytetit, si dhe shkelja e kompentencave të Policisë Bashkiake në ceremoninë e nderimit të dëshmorëve, ka çuar prefektin që të ngrejë një akt padi ndaj kreut të bashkis, Edi Rama.

Barazon Portugalia, në mbrëmje debuton Brazili

Dita e katërt e Botërorit ka nisur me dy barazime, atë mes Zelandës së re dhe Sllovakisë dhe Portugalisë dhe Bregut të Fildisht . Ndërsa në mbremje Brazili debuton përballë Koresë së veriut.

Kriza financiare, Spanja nuk ka nevoje për plan shpëtimi

Europa ka marrë frymë thellë, pasi Spanja nuk ka nevojë të marrë një paketë ndihme sikurse Greqia, edhe nëse preket nga kriza financiare. Ndërkohë shumë vende të eurozonës kanë hartuar plane kursimi, në peërpjekje për t’u përballuar me pasojat e mundshme të zgjerimit të krizës globale.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 15 Qershor 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço