Titujt kryesorë 15 Shtator 2009, ora 19 30

Liria Ekonomike, Shqipëria bën 8 hapa përpara

Shqipëria ka fituar 8 vende në indeksin e Lirisë Ekonomike. Qendra për Kërkime Ekonomike thotë se vendi ka gjasa të përmiresojë pozitën në këtë indeks, falë masave të qeverisë ndaj efekteve të krizës globale.

Raporti i OSBE, Berisha: Eshtë sukses. Rama: Dështim

Kryeministri Berisha e vlerësoi raportin e OSBE–së si sukses. Rama i quan dështim. Zëdhënësi i OSBE–së i vlereson. Kritikët e Ramës thonë se raporti rrëzoi bojkotin e parlamentit. Karamanlis uron Berishën.

Dështimet e akuzës, kryeprokurorja Ina Rama fajëson mediat

Kryeprokurorja Ina Rama ka preferuar të sulmojë mediat si shkaktare sipas saj të deshtimeve të njëpasnjeshme në punën e organit të akuzës. Deklaratat e saj u bënë në një seminar rajonal kundër korrupsionit

Skandal në Vlorë, maturantëve u mohohet e drejta për studime

Universiteti i Vlorës u ka mohuar afro 500 maturantëve të drejtën për të ndjekur studimet në fakultetet e tij, pavarësisht se ata rezultojnë fitues në provime. Shkak i ketij skandali është një vendim absurd i rektoratit.

Magjia e Champions League, sonte në Tv Klan e Supersport

Champions League rikthehet sonte me magjine e tij, në TV Klan dhe Supersport, me ndeshjet e para në grupe. Drejtpërdrejtë do të mund të ndiqni Milanin, Realin, Celsin, Bajernin apo Mancester Junajdit.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 15 Shtator 2009, ora 19 30  – Spiker: Sonila Meço