Titujt kryesorë 21 Dhjetor 2009, ora 19 30

Taksat, Berisha: Mbrojtje biznesit, ulje evazionit fiskal

Kufiri i qarkullimit vjetor të xhirove për biznesin e vogël nuk do të ndryshojë. Kryeministri Berisha dha garanci se kabineti qeveritar, që ai drejton mbetet e angazhuar në mbrojtje të biznesit por edhe në luftën ndaj evazionit fiskal.

Shpërblimet e fundvitit, ISSH: Nesër shpërndahen për pensionistët

Prej ditës së nesërme nis shpërndarja e shpërblimeve të fundvitit për afro 550 mijë pensionistë. Nga kartolina e vitit të Ri, përfitojnë 800 mije familje në të gjithë vendin.

Vjosa del nga shtrati, permbyten disa fshatra në Fier e Vlorë

Lumi Vjosë ka dalë nga shtrati gjatë natës, duke përmbytur disa shtëpi të banuar në Vlorë dhe në Fier. Për ti shpëtuar vërshimit të ujit disa familje kanë qëndruar deri në mesditë të izoluar mbi taracat e shtëpive të tyre. Zonat e prekura janë inspektuar sot edhe nga ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

Dimri gjunjëzon europën, pezullohen qindra udhëtime

Temperaturat e ulta po mbajnë të izoluara një pjesë të madhe të europës. Dëbora dhe ngricat janë bërë shkak për pezullimin e qindra udhëtimeve me tren apo avion. I ftohti shkakton viktimën e parë në Maqedoni.

AH1N1, vaksinat mbrrijnë në qendrat shëndetësore

Dozat e para të vaksinës së gripit të derrit kanë mbrritur në qendrat shëndetësore në mbarë vendin. Por jo të gjithë mund ta marrin atë, për shkak të efekteve anësore. Specialitët flasin për rreziqet.

Juventus në krizë, e mund ekipi më i dobët i Serisë A

Juventus gjendet në krizë pas eleminimit nga Champions League. Torinezët janë mundur edhe nga ekipi më i dobët i Serisë A. Ndërsa Interi kryeson i vetëm duke u shkëputur edhe 3 pikë nga ndjekësit.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 21 Dhjetor 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço