Titujt kryesorë 24 Nëntor 2008, ora 19 30

Karburantet, shqiptarët paguajnë deri në 35 lekë më tepër

Konsumatorët shqiptarë paguajnë deri në 35 lekë më tepër, për çdo litër karburant të blerë. Çmimet janë më të lartat në rajon, ndërkohë që statistikat flasin për vjedhje të xhepave të shqiptarëve.

Ulja e temperaturave, nisin problemet me qarkullimin

Temperaturat janë ulur nën zero gjatë ditës së sotme. Në pjesën më të madhe të shqipërisë, rreshjet e dëborës në lartësi, kanë sjell probleme në qarkullim, probleme ka edhe me ngrohjen në shkolla.

Berisha: Opozita të respektoj paktin për drejtësinë

Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje opozitës të respektoj paktin për reformen në drejtësi. Ndërsa ka theksuar se mazhoranca është e vendosur të çoj përpara reformat në çdo sektor.

Vizat, shqiptarët më të refuzuarit nga ambasadat

Shqiptarët janë më të refuzuarit në dyert e ambasadave, në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Nga një mesatare refuzimi prej 14% për Ballkanin, në shqipëri shifra shkon në 26%.

Rivalët e Superligës, Vllaznia në ndjekje të Tiranës

Tirana dhe Vllaznia janë dy rivalët më të afërata të kampionatit shqiptarë të futbollit. Shkodranët nuk fshehin pretendimet për titull, ndërsa ekspertët e shohin si ekip në formë pavarësisht largimeve.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 24 Nëntor 2008, ora 19 30 – Spikere: Sonila Meço