Titujt kryesorë 27 Qershor 2010, ora 19:30

Një finale spektakolare në “Akademinë e Yjeve”, fiton Albi

Edicioni i pestë i talent show-t “Akademia e Yjeve” ka mbyllur siparin, duke shpallur fitues të tij Albi Xhepën, pas një mbrëmje madhështore të mbushur plot me emocione të forta. 

Berisha-Thaçi: Ndihmë reciproke në proceset e integrimit

Shqipëria dhe Kosova do të bashkëpunojnë ngushtë në proceset integruese. Mesazh është përforcuar sot nga kryeministrat e të dy vendeve, Berisha dhe Thaçi, të cilët patën një drekë pune në vilën qeveritare në Durrës.

“Babai” i socialistëve: Rama e votoi vetë mbylljen e kutive

Shkrimtari Dritëro Agolli, një prej figurave historike të Partisë Socialiste, e kritikon hapur politikën e Edi Ramës, duke thënë se në ndryshimet kushtetuese Rama e votoi vetë mbylljen e kutive.

PD: Transparencë të çdo qindarke në Bashkinë e Tiranës

Pas refuzimit të auditit të Prefekturës nga Bashkia e Tiranës, deputetë demokratë deklarojnë se do të kërkojnë transparencë deri në qindarkën e fundit të parave të taksapaguesve që menaxhon kjo bashki.

Kearneys: Shqipëria, potenciale të mëdha për investime

Kompania prestigjioze në konsulencë ekonomike, Kearneys këshillon investitorët e huaj të shtrijnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, pasi e konsideron vendin tonë një ndër më të përshtatshmit për të investuar.

Qafë Botë, marshim masiv në përkujtim të masakrës Çame

Njerëz shqiptarë dhe kosovarë janë bashkuar në vërshimin e përvitshëm në përkujtim të 66-vjetorit të masakrës çame. Shpëtim Idrizi deklaron se zëri i çamve nuk do të ndalet deri në zgjidhjen e çështjes së tyre.

Gjermania në çerekfinale, Anglia mbyll me dështim Botërorin

Gjermania shkatërron 4 me 1 Anglinë dhe bëhet skuadra e tretë që kalon në çerekfinalet e Botërorit të Afrikës. Rivalja e gjermanëve në fazën tjetër del sonte në sfidën Argjentinë-Meksikë. 

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 27 Qershor 2010, ora 19:30 – Spikere: Drini Zeqo