Në një lidhje në Skype për programin “Rudina” në Tv Klan ishte Egla Harxhi. Ajo është cilësuar si një ndër vajzat më të bukura të Shqipërisë, ish Miss-Shqipëria 2007.

Në këto ditë karantinimi ka zgjedhur që ti fokusohet jogës. Prej vitesh e ka praktikuar këtë sport, por pas një pauze pothuajse 2-vjeçare i është rikthyer sërish.

Egla Harxhi: I jam rikthyer në fakt kam bërë 5 vjet praktikë joge, i kam kaluar pak a shumë të gjitha llojet e jogës. Unë e ndërpreva për 2 vjet, për disa arsye që në fakt… Jogën në fakt kur e kam nisur, nuk e kam nisur si sport, por e kam nisur si rrugëtim më tepër të eksperiencave të trupit, të shqisave dhe mirëqënies fizike. Dhe kur arrita në atë pikë që arrita t’i menaxhoja të gjitha, trupin, mendjen dhe atë që quhet shpirti, më humbi një farë kohe interesi për jogën dhe m’u rikthye kohët e fundit në karantinim.

Rudina Magjistari: T’u rikthye nga nevoja për t’u marrë me diçka?

Egla Harxhi: Edhe pse në fakt lidhet edhe me profesionin. Zakonisht për arkitektët, pjesa e shtyllës kurrizore vuan shumë nga qëndrimi para kompjuterit. Edhe nga mungesa e kohës, në kohët moderne që jetojmë nuk ishte e mundur që ta praktikoja më jogën dhe tani që kemi kohë i jemi rikthyer. /tvklan.al