Takimi në “Arena Egnatia” përfundon 1-1, kuqeblutë janë larg kreut 10 pikë në renditje

Përballja e fundit e javës së tetë të kategorinë e më të mirave, Egnatia-Vllaznia, përfundoi në barazim 1-1.

Golat në ndeshjen e luajtur në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës u shënuan në pjesën e parë.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 15 me anë të Isenit që realizoi bukur nga distanca.

Kuqeblutë barazuan në minutën e 45 me penallti. Latifi u tregua i saktë në 11-metërshin e dhënë nga arbitri pas konsultimit me sistemin VAR.

Në pjesën e dytë, ekipet krijuan rastet e tyre, por rezultati nuk ndryshoi.

Për Egnatian ky është barazimi i dytë në tri takimet e fundit, ndërkohë që skuadra shkon në kuotën e 10 pikëve, në vend të gjashtë në renditje.

Skuadra shkodrane ka të njëjtën sasi pikësh pas 8 ndeshjesh të luajtura, ndërkohë që në tre përballjet e fundit ka marrë vetëm 1 pikë, e kjo e ka çuar në +10 diferencën me Tiranën e vendit të parë.

Klan News