Balada dramatike tregon se filmi fokusohet në tradhtinë ndaj agjentit

Billie Eilish ka treguar për të gjithë fansat bazën muzikore për filmin e ri të James Bondit. Teksti i këngës “No Time To Die” flet për gënjeshtra dhe mashtrim, ndërsa në disa momente këngëtarja këndon një pjesë të tekstit ku shprehet : “Kurrë nuk ke qenë në anën time”.

Balada dramatike tregon se filmi i ri fokusohet për tradhtinë ndaj agjentit sekret. Billie e ka shkruar këngën së bashku me vëllain e saj Finneas dhe është kthyer kështu në artisten më të re në historinë e filmave ‘Bond’ që shkruan dhe performon kolonën zanore.

Kohë më parë u lakuan edhe emra të tjerë artistësh lidhur me këtë kolonë zanore duke përmendur këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe divën e muzikës Beyonce.

Klan Plus