Tiranës dhe Partizanit u mungon një projekt i qartë për të ecur në Europë. Tek kjo mungesë e sheh arsyen e dështimit Klodian Duro, një ish–futbollist që ka veshur fanellat e të dy ekipeve të kryeqytetit.

“Për mua pika kryesore është projekti i klubit, që nga viti në vit të forcohet dhe që të bëjë të mundur pjesëmarrjen në grupet e Europa League apo edhe Champions League.”

Klodian Duro i cili ka provuar edhe rolin e trajnerit me Kukësin mendon se ky duhet të ishte viti i Partizanit, ndërsa për Tiranën shprehet se nuk kishte mundësi të bënte me shumë.

“Ky duhet të ishte viti i Partizanit duke parë edhe përvojën në sezonin e kaluar. Mendoj që këto ishin mundësitë për Tiranën, ndërsa kjo u kthye në një përvojë për futbollistët e rinj.”

Duro thotë se edhe largimet e lojtarëve të rëndësishëm në fund të kampionatit ndikuan në paraqitjen e të dy ekipeve te kryeqytetit.

/Tv Klan