4100 fermerë kanë aplikuar për kartën e naftës falas. Nga Lushnja, ministria e Bujqësisë, Milva Ikonomi tha se numrin më të lartë të aplikantëve e ka shënuar zona e Myzeqesë.

“47 mijë fermerë kishin nipte. Për 10 ditë shkoi në 49. Për çdo 100 litra nafte, 54 litra një fermer i merr falas”.

Të njëjtën thirrje adresoi nga Kavaja edhe Erion Veliaj, në cilësinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës.

“Dua ta përdor këtë mundësi për të ftuar të gjithë fermerët, sidomos të zonës së Kavajës, Rrogozhinës, Vorës, që të aplikojnë edhe për projekte të AZHBR-së, sidomos tani që i kemi hipotekuar edhe ndërtesat, edhe stabilimentet, si dhe të aplikojnë për kartën e naftës falas. Praktikisht, sot nafta shkon gjysmë për gjysmë”.

Veliaj tha se me heqjen e taksës dhe akcizës për naftën, bizneset fermere mund të investojnë për të zgjeruar aktivitetin e tyre.

Tv Klan