Ministrja e re e Bujqësisë, Milva Ekonomi, ka folur sot për detyrën e re që i është besuar nga Kryeministri Edi Rama.  Në një prononcim të shkuar për mediat para nisjes së seancës plenare, Ekonomi tha se detyra e re është një përgjegjësi e madhe për të.

Natyrisht që është përgjegjësi e madhe, besoj që më duhet bashkëpunim, më duhet të kuptoj, më duhet më shumë siguri”, tha ministrja.  

Më tej ajo u shpreh se ajo pret dekretimin nga Presidenti, pasi në krye të ministrisë do të fokusohet në dy aspekte.

Aty ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me BE-në sepse IPARD-i ka treguar gjithmonë këtë gjë dhe e dyta që kemi shumë të mirë është që ne sapo kemi filluar një reformë, një mbështetje për të gjithë fermerët nëpërmjet mbështetjes për uljen e të gjitha barrierave fiskale dhe procedurale për naftën. Kështu ka 2 gjëra të mira përpara. Kjo është detyrë e presidentit unë pres”, tha Ekonomi.

Ekonomi u propozua nga Kryeministri Edi Rama në krye të Ministrisë së Bujqisë, pas shkarkimit nga post i Bledi Çuçit, i cili tashmë do marrë postin e Ministrit të Brendshëm./tvklan.al