ABC News

publikon për herë të parë, videon e dy vrasësve të dyshuar që qëlluan për vdekje 64-vjeçarin Memli Begalla, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ekzekutorët, pas krimit që zgjati jo më shumë se 20 sekonda, largohen të qetë, duke mos ngjallur dyshim te fqinjët e pallatit.

Pamjet që po ndiqni janë ekskluzive, të siguruara nga

ABC News

. Video paraqet veprimet e dy autorëve të dyshuar për vrasjen e Memli Begallës, ndodhur më 14 Shkurt në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Siç duket edhe nga pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, viktima mbërrin në hyrje të tunelit, i cili ndodhet në rrugën “Nikolla Tupe”, pikërisht në orën 20 e 39 minuta e 10 sekonda.

/ABC News

Lajmin e plotë mund ta lexoni në linkun më poshtë:

http://abcnews.al/ekskluzive-abc-news-publikon-videon-e-vrasjes-se-memli-begalles/