Ekspertë amerikanë për autostradën Prishtinë – Nish



Ekspertë amerikanë për autostradën Prishtinë – Nish

16:06 18/09/2020

Më pas do të diskutohet edhe për hekurudhën mes 2 vendeve

Javën e ardhshme në Kosovë pritet të qëndrojnë ekspertë nga Korporata Ndërkombëtare e Financave dhe Zhvillimit në SHBA dhe Banka e Eksport Importit.

Këto dy korporata ditë më parë kanë nënshkruar letrat e interesit për të ndihmuar financimin e “Autostradës së Paqes”  që do të lidhë Prishtinën me Nishin. Menjëherë më pas për këtë e kanë informuar ministrin e Infrastrukturës Arban Abrashi.

Ministri Abrashi bënë të ditur se përveç autostradës do të diskutohet edhe për hekurudhën.

Shpreson se ndërtimi i autostradës do të nis shumë shpejt. Ndërsa thotë se Kosova do të përfitojë nga këto projekte.

Në marrëveshjen e 4 Shtatorit në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është parashikuar edhe ndërtimi i autostradës Prishtinë – Nish dhe hekurudhës që e lidh Kosovën me Serbinë. Këto dy projekte po cilësohen si  simbol i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Tv Klan




Të ngjashme