Një kamera speciale që zbulon ndjenjat dhe reagimet e njerëzve është mjeti më i fundit që përdorin studiuesit që mbledhin të dhëna dhe analizojnë sjelljet.

Eksperti Blerim Gjeladini nga “Terra Data Analytics”, në një lidhje direkte për emisionin Opinion ka thënë se përmes një kamera të tillë, që zbulon sjelljet dhe ndjenjat e njerëzve, ka analizuar Presidentin Ilir Meta në intervistën që ka dhënë për gazetarin Blendi Fevziu disa kohë më parë.

Por rezultatet e këtyre gjetjeve nuk janë bërë publike.

Blerim Gjeladini: Ne kemi bërë analizën e intervistës së Presidentit, nëse ju kujtohet ka qenë me juve kur ju kam nisur edhe kemi bërë analizë të…

Blendi Fevziu: Epo s’i nxjerr dot ato unë. Mos u ngatërro me atë histori tani.

Baton Haxhiu: Analizën e Presidentit Meta?

Blendi Fevziu: Po, por jo të tanishmes.

Blerim Gjeladini: Po. Ishte kur nuk e dekretoi ministrin e Jashtëm, edhe kjo ishte pjesë e hobit.

Blendi Fevziu: Pra nuk ishte e kontraktuar, u bë thjesht për kënaqësi për ta parë.

Arlinda Dudaj: Dhe çfarë u zbulua?

Blendi Fevziu: Nuk ta themi tani çfarë u zbulua, pse kaq kollaj zbulohen gjërat.

/tvklan.al