Eksperti: Sa kohë duhet që të krijohet vaksina për koronavirusin

Eksperti: Sa kohë duhet që të krijohet vaksina për koronavirusin

12:10 22/03/2020

Drejtori i Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan, ka treguar se sa kohë duhet për të krijuar një vaksinë kundër koronavirusit COVID-19.

Duke folur për BBC, ai u shpreh se duhet të paktën 1 vit që të zhvillohet një vaksinë e tillë. Megjithatë, ai thotë se deri më tani është bërë progres nga disa kompani të cilat janë duke punuar për të gjetur vaksinën ndaj koronavirusit.

COVID-19 ka paralizuar të gjithë botën, ku numri i të infektuarve është mbi 300 mijë persona. 13 mijë pacientë kanë humbur jetën në mbarë globin, ndërsa 92 mijë të tjerë janë shëruar. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi