Ekstradohet 20-vjeçari i kërkuar për vrasje me paramendim

Ekstradohet 20-vjeçari i kërkuar për vrasje me paramendim

11:25 10/11/2019

Një 20-vjeçar i kërkuar për vrasje me paramendim është ekstraduar nga Franca drejt vendit tonë. Ndaj të riut me iniciale K.F. (V) dhe që përdor dy identitete, ka masë sigurie arrest në burg në mungesë e vendosur nga Gjykata e Dibrës për veprat penale vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

20-vjeçari dhe vëllai i tij, pranë ish-depos ushtarake në Peshkopi, qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit ku udhëtonin shtetasit A.M. dhe A.A., duke lënë të plagosur të parin.

Kapja e 20-vjeçarit u bë falë marrjes së informacionit nga specialistët për hetimin e krimeve të rënda të Drejtorisë së Policisë së Dibrës për vendndodhjen e tij në Francë, dhe shkëmbimit në kohë të  informacionit mes specialistëve të Interpol Tirana me Policinë Franceze. /tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi