Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia një 27-vjeçar të shpallur në kërkim si pjesë e grupit që kontrabandonte emigrantë drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Anglisë. Ky grup u shkatërrua nga policia shqiptare gjatë operacionit të koduar “One If By Land”.

27-vjeçari me iniciale E.S. nga Durrësi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Gjatë periudhës 2016-2017, 27-vjeçari në bashkëpunim me persona te tjerë, ka kryer kontrabandim të emigrantëve shqiptarë drejt SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, me karta identiteti të falsifikuara kundrejt pagesës deri në 25.000 Dollarë. /tvklan.al