Në më shumë se një dekadë, El Classico, për herë të parë do të jetë një ndeshje pa dy prej futbollistëve më të mirë në botë. Ronaldo dhe Messi do të mungojnë. Fillimisht dukej se nuk do të ishte vetëm portugezi, por fatkeqësisht Messi pësoi një dëmtim, theu krahun në përballjen me Sevillan.

Prania e dy futbollistëve e ktheu këtë ndeshje në sfidën me rivalitetin më të lartë në historinë e futbollit. Ishte skena më e mirë ku Messi dhe Ronaldo të tregonin se cili ishte më i miri prej të dyve. E vështirë të imagjinosh se El Classicos do t’i mungojë Ronaldo që i ka shënuar Barcelonës 18 gola, aq më tepër e vështirë mungesa e Messit që ka shënuar 26 dhe ka dhënë 14 assist.

Pa ata, përballja duket si një ndeshje krejt normale. Real nuk ka mundur ende ta mbushë boshllëkun e lënë nga Ronaldo. Është ende e paqartë se kush do të zëvendësojë Messin dhe performancën e tij. Prej 2007 nën hijen e rivalitetit Messi–Ronaldo, tashmë El Clasico do të jetë një përballje vetëm mes Barcelonës dhe Real Madrid, që duhet të shndërrohet në një ndeshje mbi obsesionin e tifozëve për dy protagonistët në fushë. Barcelona – Real Madrid që do të luhet paditen e së dielës do t’i japë fund një epoke për të rimarrë rolin e përballjes më të rëndësishme në futbollin e klubeve.

Tv Klan