Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person nën akuzën e vjedhjes.

Në sajë të operacionit të koduar “Çantat”, është bërë arrestimi i Artur  Isufit,  32 -vjeç,  banues  në  fshatin  Mengel në Elbasan.

Nga hetimet e bëra, ka rezultuar se ky person ka kryer 3 vjedhje, përkatësisht:

Më  datë  14.02.2016,  në  lagjen  “Shënkoll”  Elbasan,  ka  vjedhur  me forcë çantën  e   shtetases  E.ZH, 23 – vjeç,  telefonin  tip  “Samsung  S4”  dhe  portofolin  me  7  mijë  lekë të reja.

Më  datë  21.02.2016,  në  lagjen  “Çlirimi”  Elbasan, ka  vjedhur  me forcë çantën  e   shtetases  K.K,  21- vjeç, si dhe një sasi prej  10  mijë  lekësh të reja.

Më  datë  23.02.2016,  në  lagjen  “Luigj  Gurakuqi”,  ka  vjedhur me forcë  shtetasen  H.M,  23- vjeç, duke  i  marrë 7  mijë  lekë të  reja dhe  një  telefon  tip  “Samsung  Galaxy”.

Në cilësinë e provës materiale, Artur Isufit i’u sekuestruan dy  aparate  celularë, çantat dhe portofolat e tre shtetaseve, si dhe veshjet e përdorura gjatë krimit.

materialet

veshjet

rrobat

canta

Ndërkohë materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të  mëtejshme, për veprën  penale “Vjedhje”./tvklan.al