ElbasanNjë zjarr i fuqishëm ka përfshirë në mesnatë, barakat e Komunitetit Rom në Elbasan. Për pasojë dy persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër ka marrë djegie të shumta.

Viktimat janë Lumturie Basha 30-vjeç dhe djali i saj 7-vjecar Kristi Basha. Në gjendje kritike për jetën është fëmija tjeter 10 vjec i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset dhe policia por pa mundur të evitojnë tragjedinë. Nuk ka ende një njoftim, për shkaqet e rënies së zjarrit.

Paraprakisht mendohet se zjarri është ndezur nga ndonjë qiri apo bombola e gazit ndërsa familja ishte në gjumë.

Tv Klan