Elita Rudi publikon videon e veçantë për festat e fundvitit

Elita Rudi publikon videon e veçantë për festat e fundvitit

22:54 05/12/2019

Jemi në muajin Dhjetor dhe festat e fundvitit janë shumë afër nesh. Një atmosferë feste dhe energji pozitive ka përcjellë së fundmi, përmes videos së saj të shpërndarë në rrjetin social Instagram, Elita Rudi.

Ajo është e martuar me Gjikon dhe janë gjithashtu edhe prindër të një djali shumë të ëmbël të quajtur Zëri.

Ka qenë Rezarta Shkurta, ajo e cila ka realizuar videon e familjes së tyre me rastin e festave të fundvitit.

Në postimin e bërë bashkëngjitur videos së publikuar, Elita falenderon Zotin për Gjikon dhe djalin e saj.

Falë tyre, çdo cep i zemrës së saj është i mbushur me dashuri dhe madje edhe shpirti i buzëqesh nga lumturia.

View this post on Instagram

Zot faleminderit per @gjikotheflyboy dhe Zeri tim qe jane jeta ime , ata te cilet sigurohen qe cdo cep i zemres time te mbushet plot dashuri aq shume sa te me buzqesh dhe shpirti nga lumturia. Te dua burri im qe ndonjehere per te me bere qefin del edhe jasht kornizave tua dhe te dua Zeri im qe na dha kuptimin e jetes♥️ je bota e nanes dhe babit (⭐️🍇🍒🍭🍩🧁🍰🍧) Faleminderit @rezartashkurta dhe @heracompany_prishtine qe permes ksaj video ne ne te ardhmen mund te ja tregojm Zerit vitin e pare te festave te tij ne menyren me te mire te mundshme . Jeni te jashtzakonshem dhe shume profesional na keni bo mu ndi sikur te ishim ne shtepine tone ♥️. Faleminderit @sellmakasumoviq @kacilleshi qe gjithmone kujdesni per mua qe me u dok gjithmone bukur qe plot 10 vite 🌷 #myforeverteam

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on

Zot, faleminderit për Gjikon dhe Zërin tim që janë jeta ime, ata të cilët sigurohen që çdo cep i zemrës sime të mbushet plot dashuri, aq shumë sa të më buzëqeshë dhe shpirti nga lumturia. Të dua burri im, që ndonjëherë për të më bërë qejfin, del edhe jashtë kornizave të tua dhe të dua Zëri im që na dhe kuptimin e jetës. Je bota e nënës dhe babit”./tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi