Disa javë më parë teksa Elvana Gjata publikoi këngën e saj më të re “Loti”, ishte këngëtarja me famë ndërkombëtare, Inna, një prej fansave të shumtë që e kanë shpërndarë këtë këngë në stories të Instagram.

Nuk dihet nëse gjithçka ka nisur nga kënga e fundit “Loti” apo Elvana Gjata dhe Inna e kishin gati bashkëpunimin e tyre.

“Kjo më zbukuroi ditën! Faleminderit mbretëreshë! Të dua!”, shkruante Elvana Gjata.

Sot këngëtarja ka zbuluar përmes një postimi në “Instagram” se kënga e re, me titull “Papa”, një bashkëpunim mes Sickotoy, Elvana Gjata dhe Inna do të publikohet shumë shpejt.

Fansat e artistëve kanë reaguar menjëherë dhe mezi po presin datën e publikimit të këtij projekti.

Nga foto dallohet se kënga do të ketë ritme verore pasi të tre janë të shtrirë në dërrasa sërfi, dy vajzat të veshura me bikini, ndërsa Sickotoy me pantallona dhe një këmishë të shkurtër verore.

Ky është bashkëpunimi i parë i Elvana Gjatës me Sickotoy dhe Inna, këngëtaren e famshme rumune e njohur për hitet e saj si “Yalla”, “Ruleta” etj. Ndërsa Sickotoy është kompozitor i njohur i kompanisë “Global Records” i cili ka disa bashkëpunime me këngëtarë si Delia, Inna apo Alexandra Stan etj. /tvklan.al