Elvis Presley nuk ka ndërruar jetë nga një infarkt i papritur. Ish-bashkëshortja Prishila thotë se ai ka kryer vetëvrasje. Rrëfimin e ka bërë në një dokumentar të ri të titulluar “Kërkuesi” mbi jetën e legjendës së Rock&Rollit të viteve ’70.

Sipas ish-bashkëshortes, sot 72-vjeç, Presley pësoi infarkt në zemër pasi prej vitesh konsumonte doza të mëdha qetësuesish. Këtë e kryente me vullnet të plotë, duke e ditur – sipas saj – se ajo mënyrë jetese do t’i merrte jetën. Prishila e përshkruan Presleyn si një person që nuk pranonte këshilla nga të tjerët. Çifti bashkëjetoi për 6 vite deri në divorcin e vitit 1973. Familjarët bënë të pamundurën për ta detyruar atë të hiqte dorë nga konsumi i tepruar i ilaçeve qetësuese pasi vuante nga pagjumësia. Por gjithçka rezultoi e kotë.

Pak muaj më parë, familjarët zbuluan 2 letra të shkruara nga Elvis Presley para ndarjes nga jeta, ku ai thoshte se ndihej i sëmurë, ishte i lodhur nga jeta dhe se kërkonte një pushim të gjatë. Elvis Presley ndërroi jetë në 1977-ën në moshën 42 vjeçare. Hetuesit zbuluan se në 8 muajt e fundit të jetës, një mjek i vetëm i kishte dhënë atij mbi 10 mijë pilula qetësuese.

Tv Klan