“Prodhuesi, etiketë për rreziqet anësore”

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) doli në përfundimin se ekziston një “lidhje e mundshme” midis vaksinës Johnson & Johnson dhe mpiksjeve të pazakonshme të gjakut, të raportuara te disa njerëz, pas vaksinimit.

Por Rregullatori Evropian i Barnave tha se pavarësisht kësaj përfitimet nga vaksina i tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore.

Gjithsesi EMA rekomandoi që prodhuesi të vendos një paralajmërim të dukshëm në etiketën e vaksinës për efektet e rralla anësore që shkaktojnë trombozë apo mpiksje të gjakut.

Ndërkohë që edhe Autoriteti Amerikan i Barnave, FDA bllokoi prodhimin e vaksinës Johnson & Johnson në një fabrikë në Baltimore, pasi nuk përmbushte plotësisht standardet e cilësisë.

Tv Klan