Sapo Ministri Brendshëm, Fatmir Xhafaj shkoi në Policinë e Shkodrës për analizë me vartësit e tij, bëri dhe prezantimin e drejtorit të ri të Policisë në këtë rajon.

Në vend të Gjovalin Lokës, i cili u emërua drejtor i Sigurisë në Tiranë, Xhafaj emëroi në vend të tij Vehbi Bushatin.

Bushati njihet si një nga kuadrot e vjetër të Policisë së Shtetit, i cili ka mbajtur shumë detyra në polici gjatë karrierës së tij. Ndërkohë, Ministri Xhafaj u ka kërkuar policëve luftë pa kompromis me krimin.

Ndërsa në Lezhë në detyrën e drejtorit të policisë u prezantua Ferdinand Mara, i cili më herët ka mbajtur pozicionin e shefit të Sektorit në Policinë e Shtetit. 

/abcnews.al