Lajmin e ka bërë të ditur miku i artistit Dr.Dre

Eminem është duke u bërë gati për të përgatitur albumin e tij të 12-të. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëpunëtori i tij i ngushtë Dr.Dre gjatë emisionit Jimmy Kimmel Live.

Eminem është duke punuar për albumin e tij që do të dalë këtë vit.Unë në fakt fola me të, dhe ai tha se ishte në rregull që unë ta tregoja pikërisht këtu në këtë emision”-u shpreh ai.

Në janar,  reperi i njohur la të kuptohet se ishte duke punuar për projekte të reja në fushën e muzikës.

Megjithatë, krijuesi i hitit “Lose Yourself” këmbënguli se ai nuk po përgatitet të realizojë një album të përbashkët me 50 Cent duke shuar thashethemet për një bashkëpunim të frytshëm mes tyre.

Dyshja të cilët kanë bashkëpunuar në disa këngë së bashku gjatë viteve të kaluar kanë zgjedhur  të punojnë së bashku në një projekt kinematografik të Eminem.

Klan News