Wembanyama kompleton 100 trepikësha këtë sezon

Me 11 fitore në 12 ndeshjet e fundit, Denver Nuggets konsolidon kreun në Konferencën e Perëndimit. Kampionët në fuqi të NBA arritën të që triumfonin edhe ndaj San Antonio Spurs me shifrat finale 117-106. Nikola Jokiç ishte ai që dhuroi sërish spektakël në parket, teksa realizoi 31 pikë, 7 rebaund e 5 asistime për të dhënë një kontribut të rëndësishëm tek Nuggets. Në krahun tjetër, Spurs gjendet në krizë rezultatesh, por Uembanjama shton rekordet. Ai realizoi 17 pikë e 9 rebaund, teksa arriti kuotën e 200 blloqeve e 100 trepikëshave brenda një sezoni.

Booker udhëheq Phoenix Suns, të cilët pas fitores 107-96 ndaj Sharlote mbajnë ende gjallë shpresat për një vend në play-off. Suns dominoi gjatë gjithë përballjes, teksa Booker kompletoi një double-double prej 21 pikësh e 11 asistimesh.

Bam Adebayo ishte më produktivi te Miami, në nevojë më shumë se kurrë për një fitore. Heat kishin pësuar humbje në 4 ndeshje radhazi dhe duhej një superperformancë e Adebayo me 22 pikë e 9 rebaund për tu rikthyer tek fitorja. Miami mposhti 108-95 Detroit, që po vuan jo pak në këtë sezon të NBA amerikan. Fitore shënuan edhe Orlando Magic dhe Utah Jazz.

Klan News