Emocione në konferencën e Perëndimit




Emocione në konferencën e Perëndimit

19:40 10/06/2021

Phoenix Suns thellon diferencën, mposht Denver, e udhëheq 2-0

Spektakli dhe emocionet nuk kanë munguar në gjysmëfinalen e dytë të play-off në NBA-në amerikane mes Phoenix Suns e Denver Nuggets. Suns, që zuri vendin e dytë në sezonin e rregullt në Konferencën e Perëndimit dhe që eliminoi kampionët e vitit të lakuar, Lakers, mposhti 123-98 Denver Nuggets.

Një sfidë e dominuar nga vendasit që udhëheqin tashmë 2-0 serinë e takimeve. Suns rritën avantazhin nga perioda në periodë, duke mos e ulur në asnjë moment ritmin dhe në fund e mbyllën me 25 pikë diferencë.

Nikola Jokic, i shpallur vetëm një ditë më parë si basketbollisti më i mirë i sezonit të rregullt, realizoi 24 pikë e 13 rebound për Denver, por që nuk mjaftuan. Ekipi i Phoenix bëri diferencën, teksa të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë. Booker realizoi 18 pikë e 10 rebound, ndërsa Paul 17 pikë dhe 15 asiste.

Klan News





Të ngjashme