Dy shqiptarë u arrestuan nga policia italiane, pasi akuzohen për vrasjen e një 46-vjeçareje marokene. Hetuesit në vendin fqinj dyshojnë se dy shqiptarët, Agim Ajdinaj, 51 vjeç, dhe nipi i tij, Lisand Ruzhdija, 27 vjeç, kanë masakruar marokenen Kadjia Bencheikh 46 vjeç dhe e kanë hedhur në një ullishte.

 

Ngjarja ka ndodhur në rrethinat e Veronës mbrëmjen e 30 Dhjetorit. Ende nuk ka një motiv për krimin e rëndë. Sipas mediave italiane, viktima njihej me dy shqiptarët. Ajo bashkëjetonte me një tjetër shqiptar, i cili aktualisht mbetet i lirë në mungesë provash për përfshirje në vrasje.

Tv Klan