Një i ri shqiptar është vënë në pranga, pasi akuzohet për vrasjen e një senegalezi, raportojnë mediat italiane. Genard Dulaj 28 vjeç është arrestuar nga karabinierët e Riminit.

Vrasja ka ndodhur mes 17 dhe 18 Prillit të këtij viti në San Guliano, Rimini. Shqiptari u arrestuar disa muaj pas vrasjes së 27-vjeçarit Makha Niang.

Në momentin e arrestimit Dulaj ka qenë në një automjet së bashku më një shqiptar tjetër.

Gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur arma që kishte përdorur në vrasjen e senegalezit. Shqiptari gjithashtu akuzohet dhe për trafik të lëndëvë narkotike.

Sipas mediave italiane, nuk dihen ende shkaqet dhe do të mbahet një konferencë për shtyp ku do të jepen detaje rreth ngjarjes kriminale.

/tvklan.al