Këngëtarja Enca Haxhia ka qenë e ftuara e parë në këtë sezon të ri të spektaklit të humorit Klanifornia në Tv Klan.

Në rubrikën “Marina Na Na Na”, Enca i është përgjigjur pyetjeve të drejtpërdrejta të moderatores Marina Vjollca.

A do të pranonte këngëtarja të merrte pjesë në një film erotik?

Marina Vjollca: Cila do të ishte arsyeja për të pranuar një rol në një film erotik?

Enca Haxhia: Film erotik nuk besoj që do pranoja ndonjëherë dhe nuk do kishte asnjë lloj arsye. Por do pranoja ndoshta ndonjë film komercial që do të ishte shumë i famshëm dhe ndoshta do pranoja një skenë erotike aty.

Marina Vjollca: Me kë?

Enca Haxhia: Me aktorin më seksin në botë!

Marina Vjollca: I cili është?

Enca Haxhia: Nuk e di, ta presim. Por do ishte i vetmi rast. Përndryshe një film erotik nuk besoj…

/tvklan.al