Së fundmi Enca ka bërë një lojë me ndjekësit e saj në Instagram, ku ata duhet t’i tregonin një thashetheme që kishin dëgjuar për të dhe këngëtarja do tregonte nëse është e vërtetë apo jo.

Pyetjet e ndjekësve kanë qenë nga më të ndryshmet dhe Enca nuk ka ngurruar që t’ja shuajë kuriozitetin.

Një nga pyetjet që iu drejtua ishte nëse Enca është lesbike. Ajo shprehet se nuk është e vërtetë dhe nëse do ishte nuk e ka kompleks ta tregojë.

“Nuk është e vërtetë. Ndonjëherë shpresoj shumë të isha, sepse meshkujt ta shpifin. Por nëse do të isha, ju të gjithë e dini se unë jam e hapur dhe e sinqertë mjaftueshëm që të isha e para për ta pranuar. Shumë dashuri për komunitetin”, është përgjigjur Enca.

Një pyetje tjetër ishte nëse ka bërë ndonjë operacion plastik.

 E gabuar. E gjitha nëna natyrë”, ka thënë këngëtarja.

Një ndjekës tjetër e ka pyetur nëse është në një lidhje me një reper shqiptar sepse kështu ka dëgjuar.

 “E gabuar. Kjo do të ishte e bukur, nëse je adoleshente. Vajzat e rritura meritojnë burra të rritur. Unë kam miq reperë, që janë djem shumë të mirë, por nuk mendoj se marrëdhëniet me reperë janë të shëndetshme”, është përgjigjur ajo. /tvklan.al