Anne Hathaway dhe Nicholas Galitzine parakaluan në tapetin e kuq në New York  për premierën e filmit “The Idea of You” së bashku me anëtarët e tjerë të kastit. Me regji nga Michael Showalter, filmi bazohet romanin me të njëjtin emër të aktores dhe autores Robinne Lee.

Filmi tregon historinë e Solène, një nënë beqare 40-vjeçare, e cila fillon një lidhje dashurie me 24-vjeçarin Hayes Campbell i cili është lideri i grupit jashtëzakonisht të njohur të djemve “August Moon” pas një takimi të papritur në festivalin muzikor Coachella.

Galitzine, i cili është parë së fundmi në “Mary & George” si dhe në “Red, White and Royal Blue”, foli  para gazetarëve për personazhin e tij dhe u shpreh se kishte realizuar një ëndërr të fëmijërisë për të qenë pjesë e një grupi të njohur djemsh.

Klan News