Autorët i larguan me një tjetër mjet

Ekzekutimi mafioz i ish-policit Santiago Malko është një ngjarjet më të komplikuara që ka hetuar Policia e Tiranës.

Kjo për shkak të dinamikës se ngjarjes dhe më pas largimin e autoreve nga aty. Informacionet e mbledhura deri tani nuk kanë çuar në identifikimin e autorëve por hetuesit kanë të qartë se si ka ndodhur vrasja dhe mënyra si janë larguar autoret. Në këtë atentat nga veprimet e kryera deri tani dyshohet se janë përdorur dy mjete.

Në vendin e vrasjes pranë zonës së porcelanit autoret kanë qëlluar nga Benz C Clas. Kamerat e sigurisë ë kanë filmuar këtë mjet, i cili ishte vjedhur në Lezhë dhe targat në Krujë në muajin Mars.  Më këtë mjet autoret janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj ku edhe e kanë djegur në një zonë e cila ndodhet disa kilometra larg zonave të banuara.

Në mjetin Benz autorët kanë lënë dhe dy armët që u përdorën në vrasje. Në këtë zonë atentatorët dyshohet se i ka pritur një mjet tjetër. Nga dëshmitë e marra dyshohet se është një Volkswagen, por deri tani policia nuk ka gjetur asnjë gjurme të tij. Laboratori i policisë ka përfunduar ekspertimin e dy armëve, të cilat u gjeten në makinën e djegur dhe është konfirmuar se ato janë përdorur në vrasje. Grupi hetimor është duke këqyrur ende filmime të kamerave të sigurisë në rrugën që ndoqi mjeti i autoreve për tu larguar, por edhe para se të ndodhte ekzekutimi.

Tv Klan