Epidemiologu Indrit Seferi: Cila është strategjia më e mirë e testimeve

Epidemiologu Indrit Seferi: Cila është strategjia më e mirë e testimeve

16:59 06/04/2020

I ftuar në programin “Historia ime”, në TV Klan ishte epidemiologu Indrit Seferi.

Në lidhje me debatin e ditëve të fundit për kryerjen e testeve masive në radhët e popullsisë ose jo, ai u përgjigj se çështja qëndron se cilat janë kapacitetet që ka secili vend për të realizuar këto teste.

Për të realizuar testimet sipas tij duhet të kemi parasysh një sërë elementësh që duhet të ndërthuren me njëri-tjetrin.

Mirela Milori: Dua të ndalemi tek një debat i ditëve të fundit, teste masive, jo teste masive. Pra janë dy ideologji, njëra thotë test masiv për popullatën tjetra thotë test vetëm për simptomatikët, pra për njerëzit që kanë shenja. Pra cila mendon se do ishte mënyra e duhur për të arritur tek thelbi i epidemisë?

Indrit Seferi: Atëherë patjetër që strategjia më e mirë është që ne të kemi një panoramë më të saktë, pra të shtojmë numrin e testeve. Për këtë arsye dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka rekomanduar të gjitha vendet që të realizojnë sa më shumë teste. Mirëpo çështja qëndron se cilat janë kapacitetet që ka secili vend për të realizuar këto teste. Se pasi vërtet ne mund të themi që të bëjmë testime, por për të realizuar testimet fillimisht duhet të kemi burimet njerëzore, pra mjekët epidemiologë të terrenit. Pasi ndahen në dy grupe, klinikë dhe të terrenit. Nga ana tjetër kemi dhe elementin sesa analiza mund të realizojmë, pra sa teste disponojnë vetë vendet përkatëse, për të arritur që të bëjmë realizimin e testeve. Nga ana tjetër është edhe mundësia e koordinimit të të gjithë faktorëve sepse kjo është një luftë ku nuk mjafton të jenë vetëm institucionet e shëndetit, duhet të jenë të gjithë aktorët sëbashku./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo