Era Istrefi publikon këngën e re, “Selfish” – TV KLAN

Era Istrefi publikon këngën e re, “Selfish”

Këngëtarja Era Istrefi ka publikuar videoklipin e këngës së saj më të re. Kënga mban titullin “Selfish” dhe është në bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike.

“Selfish” është realizuar nga producentë të huaj, ndërsa xhirimet e klipit janë kryer në Los Angeles.

Era Istrefi është duke punuar edhe për një projekt tjetër muzikor në të cilin do të vijë në duet me motrën e saj Nora Istrefin. Xhirimet e këtij klipi mendohet se do të bëhen në Prishtinë.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*