Ky vit ka qenë një ndër më të suksesshmit për këngëtaren Era Istrefi. Pas performancës së saj në finalen e Kupës së Botës bashkë me Nicky Jam dhe Will Smith, Era është akoma dhe më e njohur në botën e muzikës. Kënga “Live it up” e bëri të dëgjuar artisten kosovare në mbarë botën.

Pas publikimit të dy hiteve të saj “Prisioner” dhe “Oh God”, Era është e nominuar për çmimet “BreakTudo Awards 2018”, spektakël që do të mbahet në Brazil. Ylli i këngës Bon-Bon konkurron në kategorinë e “International New Artist” (Artisiti i ri ndërkombëtar), sëbashku me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare.

Konkurrimi i Erës në këtë kategori është bërë publik edhe në faqen zyrtare të këtij kompeticioni, ku njoftohet se votimet zgjasin deri në datën 15 Tetor.

Klan Plus