Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara t’i kthejnë shpinën Uashingtonit, në nismën për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Gjatë një fjalimi në Ankara, Erdogan i drejtoi një mesazh të fortë homologut të tij amerikan.

“Zoti Trump, nuk mund ta blesh vullnetin demokratik të Turqisë me dollarët e tu. Vendimi ynë është i qartë. I bëj thirrje gjithë botës: Mos denjoni ta shisni betejën tuaj për demokraci për një ca dollarë.”

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të ndërprisnin ndihmat për ata që votuan pro rezolutës egjiptiane në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që kërkonte tërheqjen e njohjes amerikane të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Rezoluta nuk u miratua pasi ambasadorja amerikane Niki Hallej vendosi Veton. Nga ndihma financiare amerikane Egjipti përfiton 1.2 miliardë dollarë në vit. E njëjta rezolutë por pa fuqi vepruese ligjore pritet të miratohet në mbledhjen Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Tv Klan