Në Turqi janë lëshuar urdhër-arreste për 47 gazetarë, në goditjen më të re kundër mediave, pas “puçit” të dështuar ushtarak.

Këta gazetarë punojnë për gazetën “Zaman”, për të cilën autoritetet turke kanë dyshime se është e lidhur me klerikun, Fetullah Gulen, që jeton në Shtetet e Bashkuara.

Ankaraja e fajëson Gulen se ka dorë në përpjekjen për grushtin e shtetit të dështuar më 15 korrik. Në fillim të kësaj jave, janë lëshuar urdhër-arreste për 42 gazetarë të tjerë.

Ankaraja, edhe para “puçit”, është kritikuar gjerësisht për kufizime të lirive të shtypit. Autoritetet tutke thonë se gjatë puçit janë vrarë 290 vetë.

/tvklan.al