Erjon Tola nuk shkoi në finalen e slalomit gjigant në garën e botërorit që u mbajt të enjten në Suedi, ndonëse shpresat ishin të mëdha. Ai e përfundoi në vendin e 55 provën kualifikuese, por pavarësisht kësaj renditje pikët e llogaritura nga Federata Ndërkombëtare nuk e kualifikuan në finale.

Sipas zyrtarë të Federatës Shqiptare të Skive Tolës nuk i janë marrë parasysh pikët e grumbulluara përgjatë gjithë këtij sezoni. Më konkretisht sqarohet se skiatorit shqiptar nuk i janë llogaritur një garë e mbajtur më 4 Shkurt. Rezultate më modeste për të rinjtë Marsel Biçoku, Mathieu Kaço dhe Vasil Veriga, por që gjithësesi e përfunduan provën.

Në slalomin gjigant për femra Suela Mëhilli nuk mundi ta përfundonte garën, pas problemeve fizike. Shqipëria përfaqësohet për herë të parë me 5 skiatorë në një aktivitet të këtyre përmasave.

Ata synojnë të përfitojnë sa më shumë pikë olimpike që vlejnë për pjesëmarrjen në Lojërat Dimërore të vitit 2022 në Pekin.

Tv Klan