Ermela Mezuraj, nga “Big Brother” në “Doktor Plastik” (Video)

Ermela Mezuraj, nga “Big Brother” në “Doktor Plastik” (Video)

18:00 03/07/2019

Gjatë kësaj jave në televizionin Klan është lançuar promoja e episodit të ri të “Doktor Plastik” dhe personazhi i radhës, nuk është i panjohur për publikun. Ish-fituesja e “Big Brother”, Ermela Mezuraj, do të shfaqet përsëri në një tjetër reality show.

Në “Doktor Plastik” ajo do të thyejë përsëri tabutë sepse operacioni estetik që ka zgjedhur është për zmadhimin e gjoksit. Deri tani në sezonin e parë të Doktor Plastik kemi parë se rastet që kanë ardhur për të bërë ndërhyrjen për zmadhimin e gjoksit kanë qenë personazhe që vinin nga Italia. Në Shqipëri, zmadhimi i gjoksit me protezë ende konsiderohet si një tabu, ndaj sërish Ermela thyen stereotipin e personazheve që në “Doktor Plastik” kanë zgjedhur ndërhyrje kryesisht shëndetësore.

“Unë mund t’i plotësoj vetes dëshirat e mia. Nuk kam nevojë të bëj një aksident për të rregulluar diçka në fytyrë apo në trupin tim”, shprehet ajo. Por sipas stafit mjekësor të Klinikës Da Vinci, problemi i Ermelës është që forma dhe anatomia e gjoksit të saj e bëjnë të vështirë arritjen e një rezultati të bukur. Shihni rezultatin e këtij operacioni  këtë episod  të “Doktor Plastik”./tvklan.al

 

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT